Serie A

Ora 19:00, Lazio fitoren detyrim me Udinesen, PSG vetëm 1 pikë për titullin

Vetëm 1 pikë e grumbulluar në 3 sfidat e fundit në Serinë A, ndërsa zona Champions (Milani 55 pikë) është 6 pikë larg. Megjithatë Lazio ka arsye për të besuar se mund t’ia dalë mbanë, sidomos për faktin se ka një ndeshje më shumë për të luajtur, pikërisht atë të prapambetur me Udinesen, që do të luhet sot në orën 19:00.

Zhgënjimi nga humbja me Milanin, ku nuk munguan polemikat për gjykimin, sipas Simone Inzaghit i ka bërë më të fortë lazialët, që 7 ndeshjet e mbetura do të kërkojë maksimumin për t’i bërë një mbyllje spektakolare sezonit.
Bardhekaltërve u rikthehen Parolo dhe Radu, ndërsa në sulm Correa do t’ia lërë vendin Caicedos, ndërsa trajneri i Udineses, Tudor, duhet të bëjë pa kapitenin Valon Behrami, që e ka mbyllur sezonin për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Një tjetër sfidë interesante për t’u ndjekur në Supersport në orën 19:00, është Nantes-PSG (e prapambetur). Parizienëve u mjafton vetëm një pikë për t’u shpallur matematikisht kampion 6 javë para fundit, mundësi që e kishin edhe në përballjen me Lille, por zhgënjyen duke pësuar një humbje turpëruese 5-1. Është vetëm çështje kohe që skuadra e drejtuar nga Tuchel të konfirmohet zyrtarisht në fronin e futbollit francez e me shumë mundësi kurorëzimi i radhës kampion do të ndodhë në “Stade de la Beaujoire”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency