Ora 20:30, Milan-Bologna, “Djalli” me shpresa reale për Championsin
Milani ende nuk i ka humbur shpresat për vendin e katërt në Serinë A, edhe pse mundësitë për t’ia rrëmbyer këtë vend Atalantës janë të kufizuara. Gjithsesi, barazimi i Romës në fushën e Genoas u la një hapësirë kuqezinjve për të besuar deri në fund të mrekullia e sigurisht për t’ia dalë mbanë “Djalli” jo vetëm që duhet t’i fitojë takimet e mbetura, por duhet të shpresojë që Atalanta të lërë tri pikë në tri sfidat e saj. Në një skenar hipotetik, me Atalantën, Romën dhe Milanin me pikë të barabarta, kuqezinjtë avantazhohen nga përplasjet direkte.
Milani aktualisht ka 56 pikë, 3 më pak se Roma dhe 6 më pak se Atalanta, por do të luajë sonte në mbrëmje, në orën 20:30, me Bolognan, sfidën që mbyll javën e 35-të. Nëse fiton, parakalon Romën falë përplasjeve direkte dhe mbetet 3 pikë pas Atalantës. Sfida e ziklatërve bergamaskë me Juventusin në Torino shihet si një mundësi që skuadra e Gasperinit të dale e humbur.
Sa i përket formacionit, ndaj Bolognas Gattuso pritet të lërë në stol Cutronen, duke i besuar “tredhëmbëshit” Suso-Piatek-Calhanoglu. Në mesfushë rishfaqet Biglia, krah të cilit do të rreshtohen Paqueta dhe Kessie. Mbrojtja do të formohet nga Abate, Zapata, Musacchio e Rodriguez.




