Ora 20:45, Fiorentina – Inter, zikaltrit për t’i dhënë fund krizës
Java e 20-të e Serisë A ngre siparin me dy ndeshjet e ditës së sotme, Fiorentina – Inter dhe Chievo – Udinese. Pa dyshim që vëmendjen kryesore e merr sfida e “Artemio Franchit”, ku zikaltrit e Spallettit kanë një tjetër provë të vështirë, për të thyer tersin e ndeshjeve të fundit, ku në 4 sfida kanë arritur të grumbullojnë vetëm 2 pikë, duke humbur shumë terren përballë dy ekipeve kryesuese, Napoli dhe Juventus. Është momenti për t’i thënë mjaft krizës, ose për të vijuar në rrugën pa krye, në një sezon që nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, por që “degradoi” brenda një muaji.
Nga ana tjetër skuadra “vjollcë” nuk njeh humbje në kampionat prej shtatë ndeshjes, por ka barazuar 5, për herë të fundit me Milanin në shtëpi. Fiorentina ka fituar 5 nga shtatë përballjet e fundit që ka zhvilluar me Interin.
Sa u përket formacioneve, te skuadra e Piolit është në dyshim Gaspar, ndërsa në sulm rikthehet Chiesa nga minuta e parë. Spalletti duhet të bëjë akoma pa D’Ambrosion dhe Mirandan, të dy të dëmtuar, me Ranocchian dhe Skriniar që konfirmohen në qendër të mbrojtjes dhe Cancelo në të djathtë. Krahu i majtë do t’i besohet Santonit. Spalletti pritet të konfirmojë 11-shen që luajti ndaj Lazios. I vetmi i pezulluar mbetet Brozovic.
Fiorentina – Inter SuperSport 2 (20:45)
Chievo – Udinese SuperSport 2 (18:00)




