Serie A

Ora 20:45, Inter-Lecce, Conte lë jashtë Icardin, Lukaku titullar

Vjen momenti për të parë në ndeshjen e parë zyrtare Interin ne Anonio Contes. Në orën 20:45, në “San Siro”, zikaltrit presin Leccen e sapongjitur në Serinë A në sfidën përmbyllëse të javës së parë.

Ka shumë interes për të parë sesi ka ndryshuar Interi nën drejtimin e Contes, si do të jetë sjellja e skuadrës në fushë, sidomos Romelu Lukakun në sulm, futbollistin aq shumë të kërkuar nga trajneri italian.

Në fakt, klubi i Interit, për habinë e të gjithëve, nuk e ka bërë publike listën e të grumbulluarve për këtë sfidë. Me shumë mundësi për shkak të çështjes “Icardi”, që vazhdon të qëndrojë jashtë dhe nuk do të jetë as në stolin e rezervave.

Lajm i mirë për Interin është riaftësimi i Lazaros, por që do ta nisë nga stoli. Lukaku është favorit për një vend titullari në sulm krah Lautaro Martinezit, me Politanon të gatshëm për të dhënë kontribut nëse Conte e sheh të nevojshme. Sa i përket rreshtimit në mesfushë, Vecino është favorit para Barellas.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency