Ora 21:00, Liverpool-Huddersfield, një duel mes të pabarabartësh!
Këtë të premte, në orën 21:00, Liverpooli do të presë në “Anfield” Huddersfield-in, ku do të synojë të marrë fitoren e radhës, me shpresën që Manchester City do të gabojë të paktën në një nga tri sfidat e mbetura të Premier League-s. Liverpool-Huddesfield është një nga duelet më të barabarta, mes dy skuadrave që kanë diferenca të mëdha në shumë aspekte
Pagat: Më i paguari tek Huddersfieldi është Aaron Mooy me 50 000 paundë në javë, por paga e tij është shumë herë më e vogël se e “yjeve” më të paguar të “The Reds”. Mohamed Salah përfiton 200 000 paundë në javë, i ndjekur nga Roberto Firmino dhe Virgil van Dijk secili me rreth 180 000 paundë në javë. Shumë nga lojtarët e Liverpoolit kanë stimuj financiarë në lidhje me performancën në kontratën e tyre, ndërsa disa nga lojtarët e Huddersfieldit do të kenë ulje të pagës për rënien nga Premier League.

Shpenzimet në merkato: Huddersfieldi sigurisht që ka shpenzuar para për të afruar lojtarë të perspektivës. 21-vjeçari Karlan Grant mbërriti nga Charltoni në janar për 2 milionë paundë. Që nga momenti kur u ngjit në Premier League, Huddersfield ka shpenzuar në total 100 milionë paundë për të rritur cilësisht organikën. Nga ana tjetër, Liverpooli ka harxhuar rreth 325 milionë paundë për të njëjtë periudhë (që kur u ngjit Huddersfieldi). Virgil van Dijk dhe Alisson janë blerjet që kanë kushtuar më shtrenjtë.
Trofetë e fituar: Trofeu i fundit i Huddersfieldit (finalja e play off-it në vitin 2017) sigurisht që është më i vonshëm se i Liverpoolit, por “The Reds” kanë në palmaresin e tyre 18 tituj të Premier League-s dhe 5 Champions dhe janë në garë për të fituar trofetë e radhës në këto kompeticione. Jurgen Klopp nuk ka fituar ende një trofe që nga emërimi në krye të Liverpoolit në vitin 2015. Kupa e tyre e fundit ka ardhur nën drejtimin e Kenny Dalglish në vitin 2012. Klopp ka humbur finalen e Kupës së Ligës, finalen e Europa League dhe finalen e Ligës së Kampionëve në kohën e tij në Angli.

Performancat: Liverpooli dhe Huddersfieldi kanë pothuajse të njëjtin golaverazh, por në kah të kundërt. Të besuarit e Klopp kanë shënuar 79 gola e kanë pësuar 20 (mbrojtja më fortë). Huddersfieldi ka shënuar 20 gola dhe është ndër skuadrat me mbrojtjen më të dobët (69 gola). Vetëm Fulhami ka pësuar në shumë (76). Huddersfieldi ka humbur pesë takimet e fundit, ndërsa Liverpooli i ka fituar pesë të fundit.



