Kategoria Superiore

Orelesi gati për Kamzën, por nuk harron të shkuarën: Lutem çdo ditë për Vllazninë

Nurudeen Orelesi ishte në nga emrat më të njohur që vendosi t’i bashkohej Kamzës në merkaton e kësaj vere. Pavarësisht se akordi u mbyll gati rreth një muaj më parë lojtari u paraqit në stërvitje vetëm javën e shkuar, megjithatë ai ndjehet plotësisht gati për të kontribuar që në takimin e ardhshëm që skuadra e Devollit do të zhvillojë kundër Teutës.

“Zgjodha të luaj me Kamzën sepse nuk kanë një skuadër te keqe, skuadra është në Superiore dhe kjo më bindi. Nuk besoj se do pendohem që bëra këtë zgjedhje, ndeshjen e kaluar ekipi luajti mirë, por për fat të keq nuk morëm pikë. Fizikisht unë jam gati dhe jam në dispozicion të trajnerit. Nuk kam ardhur këtu thjesht për të bërë stërvitje dua të luaj që këtë javë, po e përsëris jam gjithmonë gati”.

29 vjecari i cili numëron 4 tituj kampion me Skënderbeun nuk fshihet pas fjalëve përsa  i përket objektivit në duelin e së dielës ndaj Teutës, sipas nigerianit Kamza duhet të  synojë vetëm 3 pikët.

Jemi përgatitur që nga fillimi i javës, trajneri na ka udhëzuar shpesh. Mendoj se kundër Teutës do të kërkojmë vetëm 3 pikët, nuk duam asnjë rezultat tjetër përveç fitores, të paktën ky është mendimi im”.

Në muajin maj Vllaznia pëjetoi një nga çastet më të errëta të historisë duke u rrëzuar në Kategorinë e parë. Orelesi ishte pjesë e kuqebluve dhe e ka të vështirë të gjej fjalët për të përshkruar atë çfarë ndodhi.

“Nuk është se kam shumë për të diskutuar rreth Vllaznsisë. Bëmë maksimumin, dhamë gjithçka për të qëndruar, për fat të keq ramë në Kategorinë e Parë. Lutem çdo ditë që Vllaznia të rikthehet në Superiore, me mua personalisht të gjithë janë treguar korrekt, edhe në aspektin e pagesës  unë jam shumë në rregull me klubin, kjo është ajo çfarë mund të them për Vllazninë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency