Ose titullar ose largohem, Ceballos paralajmëron Realin e Madridit!
Dani Ceballos nuk do të qëndrojë edhe një sezon tjetër për të ngrohur stolin te Real Madrid. Mesfushori spanjoll në një intervistë së fundmi ia ka bërë të qartë drejtuesve që dëshiron të qëndrojë si protagonist në Madrid ose në të kundërtën do të rishikojë pozicionin e tij. Ceballos e pranoi se klauzola e tij e lartë prej 200 milionë euro do të ishte pengesë për të gjetur një skuadër tjetër edhe pse dëshira e tij është të luftojë dhe të bëhet një titullar fiks në skuadrën e Zidane.



