Osmani: Me Hoxhallarin bëmë një pakt, si i kemi ndarë detyrat te Tirana
Tirana është një fitore larg titullit të 26-të kampion. Drejtori sportiv i bardhebluve, Tefik Osmani u ndal te gjendja e ekipit kryeqytetas në prononcimin për gazetarin Jurgen Zela për Supersport, duke u ndalur edhe te merkato e Tiranës.
“Është ndeshje po aq e rëndësishme sa ishte me Kastriotin apo sa ajo në Laç. Mendoj se ekipi ka reaguar shumë mirë në Laç, ky është mendimi im dhe i stafit. Shpresojmë që fati që nuk na donte dhe merita e portierit Dajsinani, të na shpërblehet sot.
Presidenti është me ne çdo moment. Është shumë e lehtë kur dy fëmijë të familjes janë afër biznesit të tij, dhe nuk mund të komandojnë të tjerët. Unë dhe trajneri Shehi bëjmë detyrën tonë.
Merkato? Presidenti jep lekët, trajneri vendos gjithçka. Ky është një rregull ku nuk mund të vendosin më të tjerët. Trajneri duhet të bëjë merkaton, klubi i ka plotësuar kërkesat.
Më shumë flas me Shehin se me familjen time, edhe e kundërta. Kemi parë lojtarë nga afër. Shehi më thotë një emër dhe ai është i pari që mund të vijë Tirana. Unë futem në kontakt, nëse nuk biem dakord zgjedhim një lojtar tjetër.
Të gjithë e njohin presidentin Halili. Larguam Muçin, morëm një shumë të mirë për kampionatin shqiptar. Lejuam Çelhakën të ikte në ditët e fundit, edhe falë dashamirësisë së presidentit, nuk mund të pengojmë lojtarët për më mirë.
Jemi në Shqipëri, mendoni që Çelhaka është shumë afër kombëtares. Klubit i ka ardhur një ofertë për Hoxhallarin. Ne kemi rinovuar me të, kemi rënë dakord që ta lejojmë për një çmim të caktuar nëse merrte ofertë”, deklaroi Osmani.



