Ousmane Dembele drejt Barcelonës
Ousmane Dembele padyshim qe ka qene protagonisti i kesaj merkatoje verore. Talenti 20-vjecar i Borusias se Dortmundit tashme ka privilegjin te jete i pari lojtar, per te cilin klubi historik i Barcelones do te derdhe me shume se 100 milione euro, ne kasat e klubit gjerman, ne menyre qe te permbylle tratativat e transferimit te tij. Dembele premton shume per te ardhmen, por vetem nje vit me pare kartoni i tij nuk vlente me shume se sa 15 milione euro, shume kjo qe Dortmundi i pagoi klubit te Rennes per nenshkrimin e tij, nderkohe qe sot i riu francez e shumezon me 10 vleren e tij. 105 milione eshte fondi qe katalanasit do te celin per sulmuesin, nderkohe qe 45 milione jane variabel. Gjithsesi, nga transferimi i tij tek Barcelona nuk do te perfitoje vetem Dortmundi pasi 15 milione euro te tjera do te shkojne ne arkat e Rennes qe kishte ruajtur nje perqindje te vogel te kartonit te lojtarit.
Pas transferimit te Neymar kete vere tek francezet e Paris Saint Germain, Barcelona shenjestroi dy emra te cilet, i kategorizoi si kandidatet ideal per te zevendesuar mungesen e brazilianit, i pari ishte Philip Coutinho dhe tjetri Ousmane Dembele, qe tashme eshte rruges per ne Camp Nou duke u kthyer keshtu ne futbollistin me te vleresuar te kesaj merkatoje pas Neymar. Transferimi me kete shume marramendese per nje lojtar 20-vjecar qe vetem nje vit me pare vleresohej shume here me pak sigurisht qe eshte shoqeruar edhe me polemika, por kjo nuk e ndali Barcelonen ta coje deri ne fund objektivin e saj. Dembele do te veshe fanellen blaugrana, duke mbajtur mbi shpatulla vleresimin dhe pritshmerite e ketij klubi.



