Merkato

Overmars: Mbrojtësi de Ligt nuk do të largohet në janar

Matthijs de Ligt nuk do të largohet nga Ajax gjatë merkatos së janarit. Për të ardhmen e talentit 19-vjeçar ka folur Drejtori Sportiv i harkëtarëve, Marc Overmars, i cili edhe një herë këmbënguli se e ardhmja e mbrojtësit do të jetë në “Johan Krujf Arena”, të paktën deri në përfundim të këtij sezoni.

Overmars deklaroi se pavarësisht interesimit të shumë skuadrave të mëdha, de Ligt do të mbyllë sezonin me Ajax, ndërkohë që sipas tij ekziston mundësia e largimit të mbrojtësit në merkaton e verës së ardhshme.

Qendërmbrojtësi, përveçse po shkëlqen te Ajaxi, ka fituar një vend si titullar edhe në kombëtaren holandeze, duke lënë në stol futbollistin e Interit, Stefan De Vrij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency