Ozil e mbyll me Fenerbahce, nis kontaktet me një tjetër klub turk
Mezut Ozil i ka dhënë fund aventurës me klubin turk të Fenerbahçe. Fantazisti pati probleme me drejtuesit dhe trajnerin në mesin e sezonit të kaluar dhe duket se krisja e raporteve ka qenë e pamundur për t’u rregulluar. Në këtë formë, pas një viti dhe tetë gola me gjigandët turq i jep fund kësaj eksperience.
Megjithatë, duket se 33-vjeçari nuk ka ndërmend të largohet nga Turqia teksa mediat raportojnë se ish-futbollsti i Arsenal ka nisur kontaktet me Medipol Basaksehir që është pjesë e elitës turke dhe që në sezonin e fundit e mbylli kampionatin në vendin e katërt.
Gjithsesi, ende nuk ka asgjë konkrete mbi të ardhmen e Ozilt pasi palët janë në fillimin e negociatave. Kujtojmë se më herët, agjenti i futbollistit nuk e mohoi edhe mundësinë e tërheqjes së Ozil nga futbolli me fantazistin që është shumë i dhënë pas lojërave online teksa mund të niste një karrierë prej profesionisti në këtë fushë.



