Ozil gati t’i bashkohet Mourinhos në janar
Mesut Ozil e ka vendosur tashmë përfundimisht largimin e tij nga Arsenal, duke refuzuar kategorikisht rinovimin e kontratës. Gjermani shpreson shumë që të largohet që në muajin janar, për të mos pritur qershorin, kur do të jetë i lirë.
Së fundi, në drejtim të Ozil ka ardhur një ofertë nga Jose Mourinho, që do të priste krahëhapur ribashkimin me gjermanin, pas periudhës te Reali i Madridit.
Gjatë kësaj kohe Ozil ka regjistruar 47 asiste dhe 19 gola dhe ky është një arsyetim bindës për drejtuesit e ‘djajve të kuq’, që t’i japin Mourinhos mesfushorin e preferuar.



