Futboll

Ozil konfirmon mundësinë e rikthimit në Madrid

Mesut Ozil vijon të japë sinjale për të ardhmen, që me siguri do të jetë larg Arsenalit. Fantazisti gjerman është në muajt e fundit të kontratës me topçinjtë dhe pas zërave për një transferim të mundshëm te Manchester United, në garë për të është edhe Reali i Madridit.

Është vetë Ozil që zbulon se komunikon ende me Zidanen, që kur e ka takuar për herë të parë në Spanjë. 29-vjeçari pohoi se ka pasur idhull francezin si lojtar, ndërsa pranoi hapur se do të donte të punonte me të si trajner.

Nëse do të realizohet ky transferim, atëherë për Ozil do të ishte një rikthim në Madrid, ku luajti për 3 sezone në periudhën 2010-2013 dhe shënoi 19 gola në 102 takime.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency