La Liga

Pa Zidane dhe Ronaldo, Reali debuton ndaj Getafes

Pa Cristiano Ronaldon, i cili debutoi dje në Serinë A italiane, Reali i Madridit do të luajë sonte në orën 22:15 ndeshjen e parë të la Ligës.

Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui do të presë në “Santiago Bernabeu” Getafen, në një sfidë ku pritet me mjaft interes të shikohet Reali, pa Ronaldon dhe Zidanen, të cilët u larguan këtë verë.

Pas tre triumfeve radhazi në Champions League, madrilenët tashmë duket se do të kthejnë sytë nga kampionati dhe do të kërkojnë të “tregojnë dhëmbët” që në ndeshjen e parë.

Për më tepër, ky takim vjen vetëm pak ditë pasi skuadra e Lopeteguit humbi Superkupën e Europës në Talin, ndaj Atleticos së Madridit, ku u mposht me rezultatin 2-4.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency