Kategoria Superiore

Pacult e pranon: Ishte 11-metërsh, por arbitri s’e dha

Trajneri i Kukësit, Peter Pacult, e nisi komunikimin me “Gol pas Goli” duke komentuar kontaktin mes Allës dhe Sukajt. “Kisha një bisedë të shkurtër me Sukajn. I thashë që edhe unë kam qenë sulmues dhe kam patur situata të tilla. Mendoj se si sulmues futet në kontakt me mbrojtësin, por duke parë vazhdimësinë shihet që është penallti. Arbitri nuk e dha.”

Meqë keni qenë sulmues, çfarë do t’i këshillonit Allës?

Është e vështirë që në një moment të tillë të kritikosh Allën për atë ndërhyrje ndaj Sukajt. Nuk më pëlqejnë të përdoren duart gjatë ndeshjes. Duhet ta theksoj që lëvizja që bën Sukaj është e një sulmuesi cilësor. Duhet të reagonin pas humbjes me Luftëtarin. Qëllimi ynë ishte të fitonim, sidomos para pauzës. Ekipi luajti shumë mirë që në fillim, e vuri nën presion Vllazninë. Më vjen shumë mirë që aksioni në golin e parë u interpretua mirë. Nuk pësuam gol dhe gjatë 90 minutave nuk lejuam shumë raste. Tani jemi më të qetë dhe presim ndeshjen e radhës.

E morën leksionin lojtarët që latë në stol?

Ishte një moment që duhet të merrja një vendim. Ata që luajtën treguan lojë shumë të mirë. Para ndeshjes në mbledhje i sqarova se nuk mund të luajnë gjithmonë 11 lojtarë. Ata e kanë pranuar dhe s’kemi çfarë të diskutojmë më shumë.

Salihi më i mirë apo Guri, i keni stërvitur të dy?

Nuk mund t’i krahasoj. Salihi ishte një kobra në zonën e rreptësisë. Guri është një lojtar me cilësi të tjera, vrapon shumë për ekipin. Jam i kënaqur që kam patur mundësinë për të punuar me këta dy lojtarë.

Punoni shumë me goditjet standarde për shkak të terrenit të keq në “Zeqir Ymeri”?

Që nga momenti kur kam ardhur kemi punuar shumë me goditjet standard. Sot na ndodhi që ta realizojmë një gol.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency