Champions League

Pacult: Kundërshtari ka eksperiencë, kualifikimi vendoset në Maltë

Kukësi do të ndeshet nesër me Vallettën, në sfidën e vlefshme për fazën e parë të Ligës së Kampionëve, takim që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, në orën 19:00.

Trajneri i verilindorëve, Peter Pacult mohon që skuadra e tij të jetë favorite në këtë sfidë, ndërsa rendit si argumente, eksperiencën europiane të kundërshtarit dhe grupin e ri te skuadra e tij.

“E dimë që nuk jemi në 100% të formës, pasi faza përgatitore zgjati dhe ekipi ka pak kohë që njihet. Por jemi gati për ndeshjen kundër Vallettas. Jemi përballë një kundërshtari që imponon respekt, pasi ka 18 vitet e fundit në Europë, por do të jemi në maksimum të mërkurën për një rezultat pozitiv. Kualifikimi do të vendoset në Maltë. Nuk e kuptoj pse duhet të jetë Kukësi favorit përballë Vallettas, duke menduar historinë e dy klubeve”, tha Peter Pacult, trajner i Kukësit.

Skuadra e Kukësit mbërriti pasditen e sotme në Shkodër, të cilën e cilësuan si “shtëpinë e dytë”, ku kreu edhe një seancë stërvitore në orën 17:30.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency