Premier League

Pakënaqësia e radhës/ Greenwood nuk i pason topin, zemërohet CR7

Ambicia për fitore dhe fiksimi për të shënuar gola nuk njohin limite te Cristiano Ronaldo. Golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit vendosi të rikthehej te Manchester United në verën e kaluar, duke nisur aventurën e dytë në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” kanë shfaqur oshilacione të shumta, ndërsa CR7 ka realizuar 14 gola deri tani në të gjithë kompeticionet. Raporti i 36-vjeçarit me trajnerin Rangnick nuk është aspak i mirë, por nuk kanë munguar “xixat” edhe me shokët e skuadrës.

United fitoi 1-0 mbrëmjen e kaluar kundër West Ham. Dueli direkt për një biletë në Champions League u vendos nga goli i Rashford në minutën e tretë shtesë. Ronaldo u shfaq mjaft i mërzitur me Mason Greenwood.

Në fillim për një goditje dënimi, teksa më vonë 20-vjeçari anglez u tregua egoist, duke mos dhuruar një asist për lojtarin portugez. Ky i fundit nuk e priti aspak mirë veprimin e shokut të skuadrës dhe nuk e fshehu trishtimin e tij.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency