Pallotta: Zaniolo nuk shitet! Ai dhe Pellegrini, e ardhmja e Romës
Nicolo Zaniolo është njeriu i momentit te Roma, por edhe në futbollin italian, pasi dopieta kundër Portos ka konfirmuar edhe njëherë vlerat e larta të djaloshit, që iu bashkua verdhekuqve vetëm këtë verë, p[asi u përfshi në operacionin që çoi Nainggolan te Interi.
Për mesfushorin është zgjuar interesi i shumë klubeve, me në krye Juventusin që është gati të paguajë shifra të larta për kartonin e tij, por presidenti i Romës, James Pallotta theksoi se nuk do të tundohet nga ofertat në drejtim të tij.
“Zaniolo po kalon një moment fantastik, duke shpërblyer maksimalisht besimin e shoqërisë dhe të teknikut. Kam dëgjuar se interesohen shumë klube, por ai do të qëndrojë gjatë te Roma. Ai bashkë me Pellegrinin janë e ardhmja e klubit tonë dhe këtë po e tregojnë nga java në javë. Dëshirojmë të ndërtojmë një skuadër fituese, duke nisur pikërisht nga elementë si këta”, deklaroi Pallotta.



