Merkato

Palmeirasi nuk ua shet talentin 16-vjeçar gjigantëve spanjollë, arsyen e zbulon “Globoesporte”

Fenomeni i Palmeirasit, Endrick, prej kohësh është në qendër të vëmendjes së klubeve më të mëdha të Evropës, veçanërisht Barcelonës dhe Realit të Madridit.

16-vjeçari është i lidhur me klubin brazilian me një kontratë deri në vitin 2025 dhe ka klauzolë largimi prej 60 milionë eurosh, megjithatë, siç raportohet nga “Globoesporte”, Palmeiras nuk dëshiron ta shesë lojtarin (pasi të mbushë 18 vjeç) te klubet spanjolle. Arsyeja është thjesht ekonomike: në Spanjë, në rast të një transaksioni me një klub brazilian, duhet të paguhet një taksë prej 15% mbi shumën bruto të transferimit. Palmeirasi, që po kalon probleme serioze financiare, nuk dëshiron të humbasë as një cent nga transferimi i ardhshëm i lojtarit, ndaj drejtuesit e këtij klubi duan të shmangin shitjen e tij në Spanjë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency