Palmieri eklipson Bruno Peres, Roma synon shitjen e mbrojtësit
Bruno Peres ka zhgënjyer këtë sezon Di Francescon, duke mos dhënë atë që pritej në radhët e Romës. Falë shpërthimit të Emerson Palmierit drejtuesit mendojnë ta shesin mbrojtësin brazilian. Mësohet se Monchi ka nisur bisedimet me Benfican, që po kërkon një mbrojtës krahu, por kartoni i 27-vjeçarit vlerësohet të paktën 15 milionë euro nga verdhekuqtë. Edhe Galatasaray ka shfaqur interes për Peres, i cili pritet të largohet për ofertën më të mirë që do të vijë në drejtim të Romës në Janar.



