Serie A

Pandev: Të lumtur me konfirmimin e trajnerit, tani të grumbullojmë pikë

Pas dy paraqitjeve mjaft të mira me Maqedoninë e Veriut në eliminatoret e Euro 2020-ës, sulmuesi veteran Goran Pandev është rikthyer te klubi i Genoas, ku ka nisur stërvitjen në kuadër të ndeshjes në transfertë ndaj Parmës dhe asaj në shtëpi ndaj Brescias.

Sulmuesi maqedonas deklaroi se është mjaft i lumtur që u konfirmua trajneri Andreazzoli në stol, duke shtuar se i gjithë grupi është i bashkuar dhe se tani do të kërkojë rikthimin te suksesi dhe pikët e munguara.

“Jemi shumë të lumtur që u konfirmua Andreazzoli dhe tani duam të kthejmë faqe e të grumbullomë pikë. Në fakt kemi luajtur mirë, por edhe në ndeshjen e fundit ndaj Milanit, kemi humbur për dy gabime tonat. Tani shpresoj të kem më shumë hapësirë dhe të ndihmoj skuadrën të rikthehet te suksesi”, tha sulmuesi Pandev.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency