Pano Qirko: Teuta ka ndryshuar me Arapin trajner, me pak fat e mposhtim Vllazninë
Krah trajnerit Renato Arapi, në konferencën për shtyp të Teutës për ndeshjen me Vllazninë, ishte portieri Pano Qirko, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë që ka ndryshimi i atmosferës në klub pas ndryshimit në pankinë:
“Atmosfera ka ndryshuar shumë. Me ardhjen e Arapit gjithçka ka ndryshuar dhe besoj se kjo rritje e atmosferës dhe e ritmit na bën optimistë për të ecur përpara”.
Sfida me Vllazninë: “Është një ndeshje shumë e fortë dhe ne kemi treguar se në ndeshje të forta japim më të mirën, siç ndodhi në ndeshjen me Partizanin, pavarësisht rezultatit në fund. Me pak fat, shpresoj të bëjmë më të mirën dhe uroj që të fitojmë”.
I kënaqur me veten: “Jam i kënaqur me paraqitjet, por mund të bëj akoma më shumë si unë dhe ekipi dhe shpresoj që të paraqiten sa më mirë në ndeshjet e ardhshme. Nëse punojmë në si një grup, them se nuk na krijon probleme një lojtar i kundërshtarëve. Teuta nuk e shmang asnjëherë fitimit të titullit dhe them se vendet e para nuk diskutohen”.



