Futboll

Panucci mohon kontaktet me Romën: Nuk më kanë telefonuar!

Christian Panucci trajneri i kombëtares shqiptare ka mohuar çdo kontakt me Romën. Në një intervistë për mediat italiane, numri 1 i stolit të përfaqësueses kuqezi theksoi se mes tij dhe drejtuesve të klubit verdhekuq nuk ka patur asnjë lloj bisedimi, pasi ai është i përqëndruar te puna e tij me Shqipërinë dhe dëshiron të vazhdojë aventurën me kuqezinjtë. “Nuk më ka telefonuar njeri nga Roma, kam dëgjuar thjeshtë zëra në media”, është shprehur në intervistën e tij Christian Panucci. Emri i trajnerit të kombëtares kuqezi u përmend si pasues i Di Francescos te Roma pas shkarkimit të këtij të fundit por mesa duket të gjitha këto kanë qenë thjeshtë aludime.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency