Kombëtare

Panucci riformuloi padinë ndaj Nishanit, Gjykata e pranon

Christan Panucci ka riformuluar padinë ndaj ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ku i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim.

Padia e parë u kundërshtua nga gjykata se ishte e parregullt. Këtë herë, gjyqtarja Anila Karanxha e ka konstatuar të saktë padinë e Panuccit dhe i ka lënë 30 ditë kohë palës së paditur, ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishanin që të përgatisë mbrojtjen si dhe të paraqesë provat e tij.

Pasi të dyja palët në proces të kenë sjellë provat dhe argumentet e tyre ligjore, gjyqtarja Anila Karanxha do të caktojë një datë për seancën gjyqësore.

Padia civile e trajnerit të Kombëtares Panucci ndaj ish-presidentit Nishani, erdhi pas një reagimi të Nishanit në rrjetet pas ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, ndeshje në të cilën Shqipëria u mund me rezultatin 3 me 0. Ish-kreu u shtetit e etiketonte sharlatan trajnerin italian.

Për këtë reagim të ish-presidentit të Republikës, trajneri i kombëtares kërkon 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi për dëmin moral që i është shkaktuar figurës së tij në publik.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency