Featured

Para dhe tokë në dy qytete, qeveria e Senegalit shpërblen heronjtë e Kupës së Afrikës

Sadio Mane, Malanga Sarr, Khalidou Koulibaly, etj., hynë në historinë e Senegalit, pasi ia dolën të fitojnë për herë të parë në histori Kupën e Kombeve të Afrikës dhe pas rikthimit në atdhe, iu rezervua një pritje heroike, me mijëra njerëz që mbushën rrugët e Dakarit për t’i duartrokitur.

Triumfi në këtë kompeticion u përjetua si një festë kombëtare në Senegal, teksa entuziazmi mbetet ende i lartë dhe për të shpërblyer heronjtë e suksesit, ka menduar edhe presidenti 60-vjeçar Macky Sall.

Në një konferencë për shtyp, ky i fundit tha se qeveria do të shpërblejë me nga 75 mijë euro për kokë të gjithë futbollistët e grumbulluar për Kupën e Kombeve të Afrikës dhe në të njëjtën kohë me nga 200 metra katrorë tokë në kryeqytetin e vendit, Dakar.

Por nuk mbaron me kaq, pasi Mane me shokë do të marrin edhe nga 400 metra tokë në Diamniadio, një qytet në rajonin e Dakarit, që ka marrë shumë prioritet nga qeveria vitet e fundit dhe që tashmë do të ketë për banorë edhe yjet e përfaqësueses së Senegalit.

“E gjithë kjo bëhet për t’i falënderuar ata për imazhin fantastik që i dhanë vendit dhe reklamën në mbarë botën. Përveç shpërblimit monetar tërësisht të merituar, ata tashmë do të ketë edhe tokë në kryeqytetin e tyre, por edhe në Diamniadio, në mënyrë që të ndërtojnë shtëpitë e tyre dhe të vijnë të kalojnë pushimet në atdhe”, deklaroi presidenti Sall.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency