Premier League

Para një viti nuk e donte, tashmë e ngreh në qiell, ja për e ka Guardiola!

I lumtur për fitoren në sfidën ndaj Liverpoolit, trajneri spanjoll i Manchester City-it nuk i kurseu elozhet për skuadrën dhe për një lojtar në veçanti. Pep Guardiola foli me superlativa për Sergio Agueron autorin e golit të parë ndaj The Reds. Një vit më parë ish trajneri i Bayernit nuk e donte në skuadër argjentinasin dhe Aguero ishte gati të largohej por tashmë gjërat kanë ndryshuar për mirë me 30-vjeçarin që është zgjedhja e parë e Guardiolës në sulmin e Citiziens, me Gabriel Jesus që në shumicën e ndeshjeve është i detyruar të ngrohë stolin.

“Kemi shumë nevojë për Sergio Aguero-n në këto ndeshje, cilësia e tij bën diferencën. Ai e ka bërë këtë gjatë gjithë karrierës së tij dhe ai finalizim ishte i mrekullueshëm. Liverpool nuk pëson gola dhe ne shënuam dy.Nëse do të kishim humbur, do të kishte qenë shumë e vështirë. Por tani jemi katër pikë larg tyre dhe ata janë kryesuesit. Duhet të luftojmë shumë, por kjo fitore na jep shumë besim”, ka përfunduar Guardiola.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency