Futboll

Parakaloi Ronaldon dhe Messin, Kane nuk e fsheh lumturinë

Harry Kane shënoi sot sot tripletën më të rëndësishme të karrierës, pasi arriti të vendosë një rekord në Premier League, por njëkohësisht të jetë futbollisti që ka shënuar më shumë gjatë 2017-ës.

Sulmuesi i Tottenhamit shkoi në kuotën e 39 golave në vit, në Premier League, duke thyer rekordin që mbahej nga Alan Shearer me 36. Gjithashtu, Kane shënoi golin e 56 në të gjitha kompeticionet, për vitin 2017, duke parakaluar Lionel Messin me 54, por edhe Cristiano Ronaldon dhe duke u konfirmuar si futbollisti që ka shënuar më shumë në këtë vit kalendarik.

Pas ndeshjes, Kane nuk i fshehu emocionet, ndërsa pranoi se ishte shumë i lumtur që emri i tij tashmë rreshtohet krah më të mirëve.

“Jam shumë i lumtur që vendosa një rekord në Premier League, por edhe që arrita të shënoj më shumë se të gjithë. Messi dhe Ronaldo janë 2 futbollistët më të mirë në planet dhe të parakaloj ata, është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Është një nder për mua, që emri im të shënohet krah futbollistëve më të mirë”, tha Harry Kane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency