Merkato

Paratici në Paris, Rabiot zgjedh Juventusin

Juventusi bën gati goditjen e madhe të merkatos. Mësohet se Fabio Paratici tashmë e ka bindur francezin Adrien Rabiot që të veshë fanellën bardhezi. Ka rezultuar vendimtar udhëtimi blitz në kryeqytetin e Francës, Paris, i njeriut të merkatos së “Zonjës së Vjetër”.

E ndërsa në Itali po vendoseshin piketat e fundit të shkëmbimit Spinazzola-Luca Pellegrini me Romën, në Francë drejtori sportiv po i dhuronte Sarrit një tjetër mesfushor tepër cilësor.

Juventusi kishte siguruar kohë më parë Aaron Ramsey e tashmë e përforcon repartin e ndërmjetëm me një tjetër “ekspert”. Sikurse uellsiani, edhe Rabiot vjen me parametër zero, pasi prej shumë kohësh i kishte prishur marrëdhëniet me drejtuesit e PSG, për shkak të mosrinovimit të kontratës, që i skadoi në përfundim të sezonit. Edhe pse fillimisht u fol për një marrëveshje me Barcelonën, më fund Rabiot zgjodhi Juventusin.

Francezi do të përfitojë 10 milionë euro bonus në momentin e hedhjes së firmës, ndërsa paga e tij do të jetë 7 milionë euro në sezon.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency