Futboll

Paredes “trondit” PSG-në, zbulon klubin e preferuar

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Leandro Paredes ka zbuluar se ëndërron të luajë për Real Madrid. Argjentinasi iu bashkua PSG-së nga Zenit në vitin 2019, por gjatë këtij sezoni ka luajtur vetëm në 15 takime në Ligue 1 për shkak të dëmtimeve.

27-vjeçari po hyn në vitin e fundit të kontratës me parizienët, e cila mbaron në verën e 2023-shit, dhe tashmë ai ka thënë se dëshiron të luajë në “Santiago Bernabeu”.

“Çdo lojtar ëndërron të veshë atë fanellë, është një klub shumë i rëndësishëm. Por unë kam shumë respekt për klubin tim, Paris Saint-Germain dhe jam shumë i lumtur këtu.” -tha Paredes për “TyC Sports”.

Pavarësisht se ka kontratë edhe për një sezon tjetër me parizienët, Paredes me shumë mundësi do të largohet që këtë verë nga Parisi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency