Futboll

Parlamenti i hap udhë ndryshimit, “Olimpico” gati të marrë emrin e legjendës italiane

Rriten shanset për t’i dhënë emrin e Paolo Rossit, stadiumit “Olimpico” të Romës, në nderim të ish kampionit të Botës më 1982-shin, i ndarë nga jeta në nëntorin e vitit të kaluar për shkak të një tumori në mushkëri.

Me 387 vota në favor, dhoma e deputetëve ka autorizuar qeverinë që të studiojë mundësinë e ndërrimit të emrit nga “Olimpico” në stadiumi “Paolo Rossi”, falë nismës së deputetit të partisë Forza Italia, Pierantonio Zanettin.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe bashkëshortja e Paolo Rossit, Federica Cappelletti, e cila nuk e fshehu kënaqësinë mbi këtë nismë, teksa e quajti ish sulmuesin kampion bote, një hero kombëtar në Itali.

“Jam shumë e prekur, nga një lajm që më bën jashtëzakonisht të lumtur, ndaj nuk ngurroj të falënderoj deputetin Zanettin dhe nën-sekretaren për sportin, znj. Vezzali, për nismën e tyre. Më vjen shumë mirë që politika po lëviz, pasi Paolo është një hero që bashkoi vendin 40 vite më parë dhe vazhdon ta bëjë edhe tani që nuk jeton më, pasi shumë tifozë e të pasionuar pas futbollit, e kujtojnë ende me shumë afeksion”, deklaroi bashkëshortja e Paolo Rossi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency