Lajme

Partizani barazon me Laçin, Lerda me rreshtim të ri

Mbyllet në barazim 1-1 miqësorja e zhvilluar mes Partizanit dhe Laçit, në fushën e kurbinasve, vetëm nbjë javë para nisjes së sezonit të ri futbollistik. Ky test, që për të kuqtë ishte si provë e përgjithshme para Superkupës së Shqipërisë (luhet më 18 gusht, kundër Kukësit), i dha shumë indicie trajnerit Franco Lerda për mënyrën sesi duhet ta rreshtojë ekipin. Të dy golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e dytë.

Kurbinasit kaluan në epërsi në minutën e 49-të, me Xhixha, por të kuqtë barazuan me Çinarin, i aktivizuar në fraksionin e dytë nga italiani.

Ajo që vlen të analizohet është skema që ka ndërmend Lerda për Partizanin e tij. Ndaj Laçit trajneri italian e rreshtoi skuadrën me skemën 3-5-2, duke lënë jashtë ekipit të parë dy mbrojtësit anësorë, Ibrahimi dhe Hakaj.

Në portë u aktivizua Hoxha, ndërsa para “gardianit” treshja Bitri-Boldor-Belica. Në mesfushë, krahët u mbulonin Cordeiro dhe Trashi, ndërsa në qendër Romero, Telushi dhe Broja. Sulmi përbëhej nga Asani dhe Bardhi.

Sapo nisi pjesa e dytë Lerda largoi nga loja Hoxhën, Bitrin, Melon, Asanin dhe Bardhin, për t’u bërë vend Teqjes, Broënit, Ibrahimit, Ekubanit dhe Çinarit. Në minutat në vazhdim u largua edhe Romero me Trashin, të cilët u zëvendësuan nga Mala dhe Hakaj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency