Partizani-Dinamo, një derbi për autokritikë dhe reagim
Një derbi për reagim. Në orën 19:45, Partizani dhe Dinamo përballen në një sfidë emrash të mëdhenj, por që mbeten në kërkim të shkëlqimit që karakterizon historia e tyre, sidomos nëse i hedh një sy klasifikimit, ky të dyja skuadrat renditen në pjesën e poshtme të tabelës.
Të kuqtë vijnë ndoshta të irrituar për atë humbje me Vllazninë, ku nuk mundën të rikuperonin përballë një rivali që luajti për rreth 30 minuta me 10 lojtarë. Ndeshje që solli dhe polemika në distancë mes Ilir Dajës dhe Thomas Brdaric. Gjithsesi, në kampin e kuq kjo ishte një humbje që vinte pas një serie pozitive dhe te Partizani duan menjëherë kthesën për të mos kompromentuar objektivat në një kampionat ku janë aktualisht 12 pikë larg kreut.
Dinamo, ndërkohë, vjen në krizë të plotë dhe për blutë kjo është sfida e duhur për një autokritikë, por edhe për të ndryshuar momentin. Humbjet ndaj Laçit dhe Teutës kanë rënduar atmosferën në kampin e Bledi Shkëmbit, që shikon veten nën presion. Mungesat kanë qenë faktor që kanë penalizuar ecurinë e Dinamos, edhe në këtë sfidë tekniku nuk do të ketë Isaevskin, të pezulluar për shkak kartonësh. Megjithatë, pavarësisht vështirësisë së sfidës, reagimi për blutë kryeqytetas është detyrim. Me ëndrrat për titull tashmë të sfumuara, objektivi për skuadrën mbetet Europa, edhe ky një synim tejet i vështirë në një kampionat plor rivalitet për një skuadër të krijuar rishtaz.



