Partizani fitimtar në Gjeorgji, goli i Carës e afron me kualifikimin (video)
Partizani një hap larg kualifikimit në raundit e dytë kualifikues të Conference League. Të kuqtë triumfuan 0-1 në fushën e Saburtalos, në Gjeorgji, e tashmë duhet të administrojnë këtë epërsi në takimin e kthimit që do të luhet pas një jave në “Air Albania”.
Të kuqtë, të drejtuar nga Dritan Mehmeti, u treguan të kujdesshëm në këtë transfertë, duke mos pësuar, ndërsa golin e vetëm të takimit e realizoi Tedi Cara në minutën e 47’.
Në fakt, rezultati mund të kishte qenë më i thellë nëse Cvetanovski do ta shfrytëzonte më mirë mundësinë që iu dhanë minutën e 86-të.



