Lajme

Partizani fiton me përmbysje dhe mban gjallë shpresat për titullin

Partizani mbetet në lojë. Të kuqtë fituan 3-2 me përmbysje në ndeshjen e tretë finale ndaj Erzenit të Shijakut, duke ngushtuar në 1-2 me takime serinë play-off të finaleve. Skuadra e Ylli Tomorrit e nisi në mënyrë të shkëlqyer sfidën. I mbështetur edhe publikut në shkallët e pallatit të sportit Feti Borova në kryeqytet, Partizani fitoi setin e parë 25-17. Por shijakasit të cilët janë surpriza e vërtetë e këtij sezoni në volejbollin e meshkujve reaguan fuqishëm duke fituar 2 setet pasardhëse me rezultatin 18-25 dhe 23-25. Erzeni ishte vetëm një set larg titullit kampion. Por edhe pse në kryesim gjatë gjithë kohës në setin e 4-ët, shijakasit lëshuan në fund duke u mposhtur nga Partizani me shifrat 25-21, me të kuqtë që çuan ndeshjen në set final. Për të mbajtur gjallë shpresat e titullit, Partizani fitoi edhe setin e 5-të i cili nuk kishte histori pasi u mbyll me shifrat 15-3 në favor të të kuqëve të cilët fituan gjithë ndeshjen 3-2 dhe ngushtuan serinë në 2-1 me sfida. Ndeshja e 4-t finale do të zhvillohet në parketin e Erzenit që do të ketë mundësinë të shkruajë historinë duke fituar titullin kampion përpara publikut të vetë në rast triumfi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency