Kategoria Superiore

Partizani, fitore me përmbysje ndaj Teutës, largon krizën

Fitore dramatike e Partizanit në “Niko Dovana” ndaj Teutës. “Të kuqtë” e Iulianos përmbysën avantazhin fillestar të “Djemve të Detit”, duke triumfuar në fund me shifrat 1-2. Skuadra e Maganit jo vetëm që nuk qe e aftë për ta menaxhuar ndeshjen, por e mbylli takimin me dy lojtarë më pak.

Albi Dosti e gjeti rrjetën që në minutën e 17-të, duke dhënë përshtypjen se Partizani do të futej në një krizë të thellë rezultatesh. Pak para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve, Trashi barazoi 1-1.

Një kthim i gabuar i topit te portieri Mocka i kushtoi rëndë Teutës. Shehaj në të 78-ën shkaktoi 11-metërsh pasi evitoi një gol me dorë në vijën fatale. Sukaj u tregua i saktë përballë Mockës, duke i dhënë fitoren e parë në kampionat Partizanit. Në minutën e 87-të u largua me kartonin të kuq edhe Dedic, me Teutën që e mbylli takimin me 9 lojtarë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency