Partizani, Gega ndryshon dhe fiton!
Një vit më parë në fillimin e një projekti të madh, atë të Moxhit, Julianos e blerjeve të bujshme dhe një kolonie futbollistësh të sjellë prej tyre, pas 3 javëve të para të kampionatit, Partizani ende nuk dinte se cishte fitorja, e madje dhe goli. Dyshimet që sapo kishin filluar të lindnin më pas u konfirmuan dhe historia dihet, kjo verë nuk është se ishte e bujshme për Partizanin, merkato e kujdeshme dhe racionale, besim te lojtarët e rinj, një trajner si Skënder Gega që i pëlqen të qëndrojë me këmbë në tokë, dhe pas 3 javëve të para, Partizani është aty, një hap larg kreut. një humbje e pësuar vetëm në minutat e fundit në fushën e Skënderbeut, dhe dy fitore ndaj Kamzës e Kastriotit. ka nevojë të përmirësinm dhe kjo është normale, Skënder Gega e di vetë, është ui pari që kritikon pjesën e dytë ndaj Kastriotit, Trajneri vetë mbetet në kërkim të formulës më të mirë, sërsh ndryshime ndaj Kastriotit, për herë të parë këtë sezon në qendrën e mbrojtjes dyshja Gojkovic – Belica, besim për Kalarin si titullar, Trashi në mesfushë dhe Esat Mala para në krahun e djathtë, një lëvizje që funksionon, goli që vendos ndeshjen lëviz pikërisht në këtë aks. Mala tanimë është një konfirmim, Telushi i rilindur, Trashi një gjeometër loje, një ndër të paktit lojtarë të kampionatit të aftë që të prezantojë shokun e skuadrës para porte me një vertikalizim perfekt. E vetmja e dhënë që mungon për momentin, është bomberi, Hebaj mbetet ende në kërkim të golit, Skënder Gega ndaj Kastriotit provoi dhe Mensah, një alternativë për qendrën e sulmit mbetet gjithmonë edhe Bardhi, Gega është i destinuar të provojë në kërkim të gjetjes së duhur dhe perfeksionimit të lojës, nuk mund të jetë idealja në javën e tretë, por me rezultatet në krah ka mundësinë për të punuar i qetë, me rezultatet në krah, është ai basti i fituar i këtij Partizani.



