Kategoria Superiore

Partizani-Kukësi, Europa kalon nga ky duel

Partizani dhe Kukësi një vit më parë luftonin për titullin në Superiore ndërsa një vit më pas, rivaliteti mes dy klubeve vazhdon por këtë herë në garën për Europën. Në pritje se çfarë do të ndodhë me dosjen Skënderbeu, Kukësi dhe Partizani kanë jo pak për të luftuar mes tyre në supersfidën e kësaj jave dhe pse të kuqtë janë jo pak të cunguar në formacion. Në statistika dhe në formë, të paktën në këto javët e fundit të kuqtë qëndrojnë më lartë, teksa kanë mundur të marrin 4 pikë ndaj verilindorëve në sfidat direkte këtë sezon. Të dyja skuadrat nuk kanë patur shumë qëndrushmëri në ecurinë e tyre duke patur luhatje jo të vogla në kampionat e sipër, por kur kemi hyrë në dy fazat e fundit është e rëndësishme gjetja e një qëndrueshmërie në lojë dhe si Partizani e Kukësi e dinë se një fitore ndaj një rivali direkt mund të karikojë jo vetëm ambjentin por mund të prodhojë dhe një siguri te lojtarët për një seri pozitive që mund të dërgojë drejt objektivit final. Nuk mund të konsiderohet ende si një finale e drejtpërdrejtë pasi i kanë mundësitë për të mposhtur çdo rival në këtë kampionat, por një fitore ndaj një kundërshtari direkt do të ishte padyshim mundësia për të treguar se Europa është mëse e merituar. Për Kukësin dhe nga rrethanat në të cilat gjendet Partizani me dëmtimet dhe pezullimet,  ndoshta fitorja është më tepër një detyrim dhe sepse nuk e mund prej pesë ndeshjesh, por në fund përtej cdo llogarie urojmë që dy skuadrat të japin më të mirën e tyre për ta bërë këtë sfidë një imazh të Superiores, siç dhe meriton të jetë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency