Kategoria Superiore

Partizani-Kukësi nën vëzhgimin e menaxherëve të huaj, luhet edhe për të ardhmen e futbollistëve!

Duket një sfidë pa rëndësi duke parë që Partizani e ka arritur objektivin dhe po pret vetëm që të ngrejë lart trofeun. Por jo sepse Partizani-Kukësi nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat prandaj edhe këtë herë interesi nuk do të mungojë. Lojtarët e të dyja skuadrave sidomos ata më të rinj në moshë duhet të tregojnë vlerat e tyre më të mira sepse në stadiumin Selman Stërmasi të dielën pasdite pritet të jenë skautë të shumë dhe menaxherë që punojnë për klube të njohura europiane. Jasir Asani, Esat Mala, Jurgen Bardhi, Egzon Belica por edhe Bruno Telushi në njërin krah dhe Vesel Limaj, Valon E’themi, Simon Rrumbullaku, apo edhe Eduart Rroca nëse luan në kampin tjetër do të jenë lojtarët që do të vëzhgohen me kujdes prandaj të gjithë duhet të japin më të mirën e tyre në këtë sfidë ku rezultati i intereson vetëm Kukësit, pasi në fund të kësaj ndeshjeje mund  të fitojnë kontrata milionere jashtë vendit edhe pse Partizani e Kukësi vështirë se do të lejojnë largimin e lojtarëve të tyre më të mirë duke patur parasysh faktin që këtë verë do të përfaqësohen në Kupat e Europës dhe do të synojnë të kalojnë sa më shumë ture.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency