Kategoria Superiore

Partizani mbyll përgatitjet në Slloveni, nesër në kryeqytet

Skuadra e Partizani mbyll fazën përgatitore në Slloveni, ku ishte zhvendosur prej dy javësh. Të kuqtë kanë zhvilluar këtë të enjte seancën e fundit në tokën sllovene, për t’u kthyer në Tiranë ditën e nesërme.

Në Slloveni ekipi i drejtuar nga Drtian Mehmeti ka zhvilluar tri ndeshje miqësore, të mbyllura me rezultatit pozitiv. “Demat” fituan 2-1 me Muran, më pas barazuan me të njëjtin rezultat 1-1 me Jadran Dekanin dhe Mariborin.

Të kuqtë do t’i vijojnë përgatitjet në shtëpi me shpresën se do të arrijnë formën e duhur para përplasjes së dyfishte me Sabutarlon, e para në transfertë me 7 korrik, e dyta në në “Air Albania” një javë më vonë.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency