Lajme

Partizani mposht Tiranën edhe në volejboll, vajzat e “të kuqve” fitojnë trofeun e parë sezonal

Trofeu i parë i vitit në volejboll shkon për ekipin e femrave të Partizanit, që pasditen e sotme ia doli të ngrinte lart Kupën e Shqipërisë.

Vajzat e klubit të kuq u përballën në finale me Tiranën, në sfidën e zhvilluar në parketin e pallatit të sportit “Feti Borova” dhe ia dolën të fitojnë me rezultatin e pastër 3-0.

Të drejtuara nga trajneri Lundra, vajzat e Partizanit dominuan totalisht ndeshjen, duke fituar setin e parë me rezultatin 25-20, të dytin me shifrat 26-24 dhe të tretin 25-16, duke fituar me meritë Kupën e Shqipërisë.

Kjo është hera e katërt që Partizani fiton trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërsa Andi Lundra fiton trofeun e tij të parë si trajner dhe e bën pikërisht në stolin e “të kuqve”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency