Kategoria Superiore

Partizani në krah të Gegës: Reagimi i Jovanovicit, jokorrekt dhe joprofesional

Klubi i Partizanit ka reaguar me një qëndrim publik ndaj deklaratave të dhëna në media nga ish-pjesëtari i stafit teknik, Marko Jovanoviç, i cili akuzonte trajneri Skënder Gega si shkaktarin e largimit të tij, madje shkon më tej duke e cilësuar teknikun aktual të të kuqve nacionalist dhe të paaftë dhe duke vënë në dyshim zgjedhjet që kanë bërë drejtuesit.

“Klubi bën të ditur se largimi i zotit Jovanoviç nga detyra videoanalistit, ishte një vendim i përbashkët i drejtuesve dhe trajnerit Gega. Klubi e falënderoi publikisht zotin Jovanoviç për punën gjatë qëndrimit 6- mujor si pjesë e stafit teknik të ekipit.

Por, klubi shpreh zhgënjim dhe indinjatë për deklaratat e nxituara, jo korrekte dhe jo profesionale të zotit Jovanoviç dhe i hedh poshtë ato, si të dyshimta dhe të pavërteta.

Me këtë rast, klubi konfirmon se trajneri Skënder Gega gëzon besimin e plotë të drejtuesve dhe të ekipit. Klubi e inkurajon trajnerin Gega të vazhdojë punën e nisur në zbatim të projektit për rikthimin e Partizanit në nivelet e kërkuara nga dashamirësit e tij të shumtë dhe arritjen e objektivave të vëna nga Klubi.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency