Partizani nuk ka rivalë në prapavijë, mbrojtja më e mirë e 2019-ës!
Një shprehje e njohur sportive thotë “mbrojtja fiton titullin” vështirë të argumentosh të kundërtën sepse në përgjithësi skuadra që pëson më pak ka shanset më të mëdha për t’u shpallur kampion, dhe në Superiore mbrojtjen më të mirë edicionin e shkuar e pati Partizani, jo vetëm kaq demat me elementë si Alban Hoxha, Belica, ndonjëherë edhe Trashi kur luan i tërhequr apo Bitri e Atanda që ishte pjesë edicionin e shkuar janë mbrojtja më e mirë e kampionatit për vitin 2019-ën me vetëm 26 gola të pësuar. Laçi që deri në maj drejtohej nga Starova një “guru” i mbrojtjes dhe me Selmanin me herët e më Stazhillën tani, por edhe falë performancave së Eglentin Gjonit, Domgjonit e Ignjatovic janë skuadra e dytë pas Partizanit që ka pësuar më pak gola në këtë vit kalendarik, 32.
Në vendin e 3-të ndodhen sëbashku Kukësi e Tirana me 33 gola. Blutë me Cuculin e Teqjen më herët e me Obanor e Teqjen në këtë sezon kanë treguar stabilitet, ndërsa bardheblutë përpos kritikave për mbrojtjen, ndodhen të tretët për të këtë vit 2019-ën përsa i përket golave të pësuar. Teuta është e pozicionuar e pesta më 35 gola në pasiv, edhe pse në këtë sezon kanë mbrojten më të mirë të kampionatit. 44 gola ka pësuar Skënderbeu, që ka përjetuar luhatje të dukshme gjatë gjithë 2019-ës. Nuk ka surpriza në dy pozicionet e fundit, Luftëtari 47 gola në pasiv dhe pa diskutim Flamurtari i 1001 problemeve me 55 gola të pësuar në vitin 2019.
Renditja e mbrojtjes 2019
Partizani 26 gola
Laçi 32 gola
Kukësi 33 gola
Tirana 33 gola
Teuta 35 gola
Skënderbeu 44 gola
Luftëtari 47 gola
Flamurtari 55 gola



