Kategoria Superiore

Partizani nuk ndalet, zyrtarizon edhe portierin e talentuar shkupjan

Bekim Rexhepi vesh fanellën e Partizanit. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, gardiani 25-vjeçar ka zgjedhur “të kuqtë” për të vijuar karrierën, teksa vetëm pasditen e sotme ka ardhur zyrtarizimi nga vetë klubi kryeqytetas.

Këta të fundit arritën marrëveshjen me klubin e Shkëndijës së Tetovës, që kishte pronësinë e kartonit dhe tashmë portieri Rexhepi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Partizanin, duke nisur zyrtarisht aventurën e kuqe.

Rexhepi ka qenë pjesë e Skënderbeut në huazim në dy sezonet e fundit dhe ka spikatur me cilësitë e tij në mbrojtjen e katërkëndëshit, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Superiores, por ka qenë pikërisht Partizani që ka fituar garën, duke firmosur me një nga portierët më të talentuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency