Partizani për fitoren e radhës, Teuta kërkon kthesën e madhe
Vllaznia-Egnatia ishte dueli i parë i javës së 17-të në Abissnet Superiore. Takimi i luajtur në “Loro Boriçi” përfundoi në barazim 1-1, ndërsa sot zhvillohen dy takime të tjera: Partizani-Kastrioti dhe Teuta-Laçi.
“Demat” synojnë të arrijnë suksesin e dytë radhazi me Dritan Mehmetin në stol. Nëse Partizani ia del të marrë pikët maksimale sot, Vllaznia e vendit të katërt do të ishte vetëm tre pikë larg.
Pikë kërkon edhe Kastrioti i vendit të fundit, që një javë më parë mori një fitore shprese ndaj Teutës. Kampionët në fuqi nuk kanë marrë asnjë triumf në katër takimet e fundit në kampionat.
Ekipin e Edi Martinit e pret një përballje e vështirë. Laçi i Mirel Josës nuk humbet prej gjashtë ndeshjes, teksa në katër sfidat e fundit në Superiore nuk ka pësuar asnjë gol.
Të dy ndeshjet do të fillojnë në orën 13:45 dhe do të transmetohen live në Supersport: Partizani-Kastrioti në Supersport 4 dhe Teuta-Laçi në Supersport 3.
Quiz: Premier League
Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...



