Featured

Partizani rinis përgatitjet, krahas Mehmetit prezantohet edhe drejtori i ri sportiv

Partizani nis përgatitjet për vitin e ri kalendarik, nën drejtimin e Dritan Mehmetit, që ashtu siç e pati paralajmëruar më herët SuperSport, do të jetë trajneri i ri i të kuqve, të paktën deri në fund të sezonit aktual.

Pas largimit të Ilir Dajës, drejtuesit e Partizanit vendosën t’ia besojnë ekipin pikërisht Mehmetit, që deri në fund të vitit të kaluar mbante postin e trajnerit të skuadrës U21 dhe e njeh mjaft mirë ambientin e kuq.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Befasi në seancën stërvitore ishte edhe prezantimi i një drejtori të ri sportiv, që është pikërisht Dritan Dervishi. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një rikthim, pasi Dervishi ka mbajtur të njëjtin pozicion edhe në sezonin 2015-2016, ndërsa tani rikthehet sërish në klubin e kuq.

Dritan Dervishi është një emër i njohur në këtë fushë, pasi krahas Partizanit e Kukësit në Shqipëri, ka eksperienca të përafërta edhe në klube italiane, si Verona kur militonte në Serinë B.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency