Kategoria Superiore

Partizani-Skënderbeu, Gega pengesë për të kuqtë në rrugën drejt Europës

Partizani kthehet në kampionat, ku tanimë shikon të vetmen dritare Europiane. Llotaria e 11 metërshave rezultoi e hidhur në Kupë ku pas eliminimit të kuqve u duhet të shkarkojnë të gjitha bateritë në Superiore, për të arritur vendin e tretë, që garanton pjesëmarrjen në Conference League.

Të kuqve të Dritan Mehmetit u duhet të ringrihen psikologjikisht menjëherë këtë të diel, përballë Skënderbeut, që sjell si kundërshtar në “Elbasan Arena” Skënder Gegën, trajnerin që solli titullin pas më shumë se çerek shekulli mungesë në shtëpinë e kuqe. Megjithatë aktualiteti ofron halle të tjera duke mos lënë vend për nostalgjinë. Të kuqve u duhet me çdo kusht një fitore, ndërsa për Skënderbeun e Gegës një rezultat negativ mund të jetë goditja përfundimtare për shpresat e mbijetesës, edhe tani të reduktuara në minimum.

Favoret e prognozës natyrisht për të kuqtë, ku për Dritan Mehmetin nuk mungojnë problemet. Shqetësim për Stenio Junior dhe Rrapajn, që janë në diskutim për shkak të lëndimeve, por nuk mund të përbëjnë justifikim sidomos përballë një Skënderbeu me organikë të reduktuar dhe ku çdo mungesë peshon shumëfish. Për më tepër , formacioni korçar vjen pas një disfate të thellë, 4-0 të pësuar ndaj Tiranës, çka ka rënduar notat e pesimizmit në një ambient ku situata aktuale bën të vështirë motivimin. Gjithsesi matematika nuk e ka thënë ende fjalën përfundimtare  dhe në kampin korçar kanë detyrimin për të luftuar deri në fund, me shpresën për të realizuar një mrekulli si ajo e sezonit të kaluar.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency