VIDEO/ Barazim mes polemikash në “Air Albania”, Partizani e Vllaznia ndajnë nga një pikë
Është mbyllur me rezultatin 1-1 ndeshja e raundit të 21-të të Abissnet Superiore mes skuadrës së Partizanit dhe Vllaznisë, që u zhvillua në “Air Albania”.
Ishin shkodranët ata që patën një start të mirë të kësaj sfide, duke dominuar dhe shënuar në minutën e 11 më Liridon Latifin. Megjithatë forma e mirë e Vllaznisë do të zgjaste deri në minutën e 25’, ku takimi mori tjetër drejtim.
“Të kuqtë” morën kontrollin e lojës dhe tentuan disa herë të shënonin në portën e Zogovic, por pa sukses. Ndërsa në minutën 45+3’, Esin Hakaj do të dilte jashtë fushës me karton të kuq, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Albion Markut.
Në pjesën e dytë shkodranët do të luanin me një lojtar më pak, me Partizanin që vijoi dominimin total të ndeshjes dhe që ia doli të shënonte golin e barazimit në minutën e 64’ me Tedi Carën.
Cara tregoi një formë të mirë, por humbi një super rast në minutën e 90+2’, që mund t’i kishte dhuruar tre pikët e kësaj jave kryeqytetasve.
Pas kësaj ndeshje Partizani shkon në kuotën e 29 pikëve, por qëndron në vend të pestë, ndërsa Vllaznia vijon të renditet e katërta me 34 pikë.
Partizani-Vllaznia (1-1)
Mbyllet me barazimin 1-1 ndeshja Partizani-Vllaznia në “Air Albania”
92’- Tedi Cara humbet një super rast në portën e Vllaznisë, duke goditur traversën dhe i mohon golin e dytë Partizanit.
87’- Mirosaljev tenton të dyfishoi rezultatin e Partizanit, por nuk ia del ta dërgojë topin në destinacionin e duhur, në portën e Zogovic.
80’-Liridon Latifi godet në drejtim të portës së Alban Hoxhës, por e dërgon topin shumë lart.
76’-Zëvendësim te skuadra e Partizanit, del nga loja Junior, vendin e tij e zë Rrapaj.
70’- Esat Mala tenton që të shënojë, por nuk arrin ta dërgojë topin në portën e Zogovic.
64’- Gool! Tedi Cara shënon në portën e Zogovic, por goli konfirmohet në VAR.
60’- Dëmtohet rëndë Gurishta, kapiteni i Vllaznisë nxirret me barrelë jashtë fushës.
57’-Zëvendësim te Vllaznia. Aralica futet në fushë dhe zë vendin e Djurdjevic.
52’-Partizani rrezikon sërish portën e Vllaznisë, këtë herë me Skukën që tenton, por portieri Zogovic ndal sërish “të kuqtë”.
50’- Tedi Cara tenton të godasë në portën e Vllaznisë nga distanca, por nuk ia del të realizojë, pasi portieri Zogovic reagon mirë dhe e pret atë top.
45’-Del nga fusha e lojës Dean Liço,vendin e tij e zë Tedi Cara. Përforcohet në pjesën e dytë Partizani.
Partizani-Vllaznia, nis pjesa e dytë në “Air Albania”. Shkodranët zbresin në fushë me një lojtar më pak, pas largimit me të kuq të Hakajt.
Mbyllet pjesa e parë me Partizanin, Vllaznia merr avantazhin, por mbetet me 10 lojtarë në fushë
48’- Pas verifikimit në VAR, Hakaj del jashtë me karton të kuq, pas përplasjes me Markun.
42’-Kallaku godet sërish në portën e shkodranëve, një goditje qendrore që pritet shumë mirë nga Zogovic.
40’- Kallaku rrezikon portën e shkodranëve duke goditur nga distanca, por ai top pritet nga portieri Zogovic.
38’-Murataj godet nga distanca, por e dërgon topin shumë lart.
27’-Pas një asisti nga ana e Albion Markut, Xhuljano Skuka tenton të godasë portën e shkodranëve me roveshatë, por Zogovic reagon shumë mirë dhe e ndalon.
25’-Albion Marku rrezikon portën e Vllaznisë, duke goditur nga distanca, por ai top përfundon mbi traversë.
14′-Hakaj tenton të godasë nga distanca, por nuk ia del të realizojë në portën e Partizanit.
11′-Goool! Latifi realizon sërish penalltinë dhe i jep golin e parë Vllaznisë.
09’- Latifi godet penalltinë, por ai top pritet shumë mirë nga portieri Alban Hoxha. Më pas anulohet, Hoxha nuk ndodhet në pozicion të rregullt.
08’-Jonuzi tenton të godasë portën e Partizanit dhe në atë moment kemi një prekje me dorë nga Bitri, jepet penallti për shkodranët.
Nis ndeshja Partizani-Vllaznia në “Air Albania”
Formacioni titullar:
Partizani: Hoxha, Belica, Bitri, Marku, Hadroj, Liço, Murataj, Kallaku, Mala, Junior, Skuka
Trajner: Dritan Mehmeti
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Diagne, Adili, Bulatovic, Krymi, Hakaj, Jonuzi, Latifi, Da Silva, Djurdjevic
Trajner: Thomas Brdaric



