Partizani zyrtarizon Bitrin, mbrojtësi firmos deri në vitin 2023
Ishte përfolur prej disa ditësh dhe më në fund ka ardhur zyrtarizimi nga ana e klubit të Partizanit. Eneo Bitri pas një aventure gjashtëmujore në Kazakistan me skuadrën e Astanës, do të rikthehet tashmë të veshë fanellën e kuqe përsëri, teksa mbrojtësi me kryeqytetasit ka fituar edhe një titull kampion në vitin 2019.
Në komunikatën e Partizanit mbi zyrtarizimin e 25-vjeçarit theksohet fakti se Bitri ka firmosur për të qenë pjesë e të kuqve deri në vitin 2023. Ky është një përforcim me shumë vlera për Partizanin duke njohur kualitetin dhe eksperiencën e lojtarit në Superiore. Sakaq, kujtojmë se Bitri bëhet goditja e tretë në merkaton e janarit për 16-herë kampionët e Shqipërisë teksa më parë kanë firmosur Sherif Kallaku dhe Xhuliano Skuka.
Njoftimi i Partizanit:
̈ ̈
✍️FK Partizani me kënaqësi njofton rikthimin e Eneo Bitrit në familjen e kuqe. Mbrojtësi 25 vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023, duke konfirmuar se Partizani mbetet zgjedhja e parë në Shqipëri.



