Angli

Pas 275 milionë eurove nga Arabia Saudite, Ronaldo refuzon një tjetër ofertë të majme

Cristiano Ronaldo është në kërkim të një skuadre të re. Portugezi prej kohësh ka paraqitur kërkesën e tij për ndryshim të ambientit, pasi nuk dëshiron që të humbasë mundësinë e të luajturit në Champions League dhe këtë gjë tashmë Manchester United nuk ia ofron dot.

Duhet të jetë e qartë për të gjithë deri më tani se largimi i sulmues nuk ka të bëjë me paratë. Sipas medieve spanjolle portugezi ka refuzuar një mega ofertë prej mbi 275 milionë eurosh.

Një klub i paidentifikuar nga Arabia Saudite donte t’i paguante atij këtë shumë nëse ai nënshkruante për dy vjet. Ronaldo raportohet se nuk e ka menduar aspak këtë ofertë dhe e ka refuzuar menjëherë.

Së fundmi raportohet se një tjetër klub i ka bërë ofertë të majme Ronaldos, por portugezi e ka referuar pasi oferta i ka ardhur nga MLS-ja amerikane, dhe dyshohet të jetë Inter Miami i Beckham.

Megjithatë ylli i Manchester United është i vendosur në dëshirën e tij dhe nuk pranon asnjë ofertë që nuk i siguron pjesëmarrjen në Champions League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency