Bundesliga

Pas 30 vitesh, “rrëzohet” muri i Berlinit në “Olimpiastadion”

Tifozët e Bundesligës gjermane shquhen për koreografitë e tyre spektakolare, pak rëndësi ka nëse skuadra që ata mbështesin lufton për Europën apo për mbijetesën.

Por këtë radhë ajo çfarë u pa në “Olimpiastadion” të Berlinit, ishte përtej mbështetjeve personale.

Grupimet e mbështetësve të Herthas së Berlinit dhe Leipzigut u impenjuan në krijimin dhe më pas rrëzimin e një muri simbolik në mes të fushës, një sinkronizim special që evokoi historinë e dhimbshme në Gjermani.

30 vjet nga rënia e murit të Berlinit, u organizua dhe ceremonia para ndeshjes së Bundesligës. Muri u shkatërrua nën sytë e futbollistëve dhe në ovacionet e tifozëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency